Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Kongresin e PS-së: Dukej si kongres i një mafie shtetërore apo si “Cosa Nostra”


Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha po mban mesditën e sotme një konferencë me gazetarët, nga ku e ka nisur fjalimin e tij me Kongresin e pak ditëve më parë të Partisë Socialiste.

Berisha tha se ky kongres i ngjante një Kongresi të një mafie shtetërore apo “Cosa Nostra”-s.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky Kongres siç e patë ju vetë, siç e konstatuan mbarë shqiptarët dhe Kominiteti Ndërkombëtar ngjiste më shumë se gjithçka tjetër me Kongresin e një mafie shtetërore, apo Kongresin, le ta quajmë të Cosa Nostras.

Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të këtij Kongresi, shqiptarë të cilët prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët e ministrat e tyre dhe kreu i qeverisë, se si do lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve, rritja e çmimit të kafshatës së gojës, shumëfishimi i cmimit të vajit, sheqerit e orizit, rritja stratosferike e naftës, rritja e çmimeve të ilaçeve, transportit. Një rritje e menjëhershme jashtë të gjitha shkaqeve reale, e diktuar tërësisht nga spekulacioni dhe lidhja spekulante me qeverinë.

Nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij Kongresi nuk ekzistonin, thjesht nuk ekizstonin.

Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, vërtet rrahën gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo të tjerët, por e vërteta është se Kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, i informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar. KA vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në anketën e mashtrimit kombëtar, u zotërua me solemnitet se nëse shqiptarët janë dakord me përdorimin individual do ta lejonin.

Gjithçka në Kuvend u bë që të mbulohej me retorikë, me dengje kashte… të mbuloheshin flakët e inceneratorëve, të mbulohej kjo aferë nga Edi Rama që nga vartësit e Alqi Bllakos, dalin para jush si një organizatë kriminale. Që kishin vjedhur disa milionë dhe planifikonin të vidhnin qindra të tjerë vetëm në një aferë.