Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga me makinë, humb jetën 43-vjeçari në Fushë Krujë (Video)


 

Një 43-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit pranë Urës së Tapizës ku një 43-vjeçar i identifikuar si Emri Cani, banues në Kamëz ka humbur drejtimin e mjetit e për pasojë është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Viktima ka qenë i vetëm në kohën e aksidentit.

Njoftimi

“Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”