Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia shkon në finale të Kupës, mund Partizanin me penallti


Finalja e Kupës së Shqipërisë është kompozuar pas u luajt sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit që nxori fitues shkodranët.

Vllaznia arriti të kualifikohej më tej vetëm pas 11-metërshave.

I vetmi që gaboi ishte Xhuliano Skuka, sulmuesi i Partizanit.

Në finale Vllaznia do të ndeshet me Laçin, që sot eliminoi Teutën me rezultatin e përgjithshëm 3-2.