Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ka plasur peshku te opozita për raportin copy paste të DASH


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Rama e quan raportin “copy paste” të një viti më parë.

Kryeministri ironizon opozitën duke thënë se “i ka plasur peshku” me daljen e raportit të DASH.

Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”-shkruan Rama.