Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Berisha shantazhoi Alibeajn se mendon ndryshe, proceset e njëanshme po përçajnë përfundimisht PD-në


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pas mnë një deklaratë për mediat pas takimit të Grupit Parlamentar ka deklaruar se ndaj Enkelejd Alibeajt ka pasur një shantazh dhe sulm të parapërgatitur nga Sali Berisha.

Sipas Bardhit sulmi është bërë vetëm sepse Alibeaj mendon ndryshe nga Berisha.

“Alibeaj është kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Ka patur sot një shantazh kërcënim dhe sulm të parapërgatitur nga Berisha dhe një pjesë kolegëve ndaj tij, vetëm pse mendon ndryshe nga z.Berisha. Këtë e kam thënë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar që vijon ende. Shumica dërrmuese e anëtarëve të Grupit Parlamentar kanë ngriture si problem ecjen përpara në një proces të njëanshëm që po çon në përçarjen përfundimtare të PD. Ky ka qenë qëndrimi i shumicës dërrmuese të anëtarëve. Ecja përpara me procese të njëanshme, bashkim që thuhet me fjalë, por veprohet ndryshe, nuk shkohet përpara“, u shpreh ai.