Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar nga Spanja për vjedhje, burg me afat për drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit


Gjykata e Kurbinit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg 40 ditë” për drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodanin, duke iu dhënë kohë autoriteteve që brenda kësaj kohe të bëjnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Kujtojmë se Prodani u arrestua tre ditë më parë për llogari të autoriteteve spanjolle, pasi ai dyshohet si pjesëmarrës në gati 40 episode vjedhjesh të apartamenteve në Spanjë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Por ndërkohë, prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2019 e akuzonte Prodanin se kishte vjedhur shtëpinë e Benzema.