Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk i ndahet SPAK-ut: Të godasë lart, shkoj që nesër për të treguar kokën e korrupsionit


Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp në përmbyllje të Kongresit të Partisë Socialiste nuk i është ndarë presionit ndaj Prokurorisë së Posaçme për të goditur nga të gjitha anët.

Rama kërkoi që të hetohen jo vetëm “arkat me peshk” dhe “zgjerimi i dritareve” por edhe vrasjet në bulevard të “21 janarit”.

Do të ishte tradhti e lartë nga një populli të tërë që pret drejtësi dhe ne që luftojmë për drejtësi. Duke qenë se është dita e sotme dhe duke qenë se SPAK s’do të ekzistonte po të mos ishte kjo parti. Unë i thash disa fjalë edhe për SPAK-un. Kjo parti meriton të di për diçka që nuk shkon. Ajo që nuk shkon dhe t gjithë e shohin, e komentojnë. Shumë njerëz ma thonë dhe flas për shumë njerëz, jashtë interesave të drejtpërdrejta dhe natyrisht kjo është e vërtetë. Dua ta ripërsëris edhe njëherë. Nuk do të merrem me këtë çështje më tutje. Do të vazhdoj të pres me durim që SPAK-u të hy më thellë në karterin e vullkanit, që nuk gjenden në oborrin e PS. E dinë e gjithë Shqipëria, parterët, i dinë edhe prokurorët e SPAK-ut. Duhen të forta, shumë të forta. Shpresojnë t’i kenë, gjunjë të forta. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe reformës. Të godasin nga të gjitha anët, por të godasin lart. Ka kohë për të shkuar te arka me peshk dhe zgjerimi i dritareve pa leje. Ka shumë më përpara se sa burgu ku shkohet deri atje. Këtu rrotullohen të vdekurit nëpër varre nga plumbat në bulevard”-tha Rama.

Më tej Kryeministri tha se është i gatshëm të shkojë në SPAK për të treguar kush është koka e korrupsionit.

“Ndërkohë që këtu vjedhjet, marramendëse dihet se kush i ka bërë. I dinë të gjithë. Jo vetëm e dinë, por janë të gjitha dosjet, dokumentet, dëshmitarët. Janë të gjitha. Kështu që, asnjë hezitim për të goditur këdo në këto anë që hanë në shpin PS, besimin e kësaj familje dhe timin. Në ndërkohë kuçedra e korrupsionit, duhet goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë se kush është koka, jam i gatshëm të shkoj që nesër te SPAK. Që të mos bëjmë referendum popullor, nëse kanë ndonjë problem me shqisat e perceptimit”, tha Rama.

Më tej Kreu i Qeverisë kërkoi që SPAK të hetojë pasuritë e gjyqtarëve të cilët u larguan nga vettingu për shkak se nuk i justifikonin.

Gjykatësit dhe prokurorët që nuk justifikojnë pasuritë duhet të shkojnë në burg. Atë që nuk justifikuan te vettingu ta justifikojnë te SPAK-u. Nëse nuk e justifikojnë të shkojnë në burg. Ata që kanë qenë në një marrëdhënie mëkati permanent, qoftë përballë që është përballë këtu dhe qoftë me atë që nuk e di ku ka humbur, por që s’jam shqetësuar se moria të që meritonte dhe të fle në gjumë rehat tani.

Këta gjykatës, me këta prokurorë duhet të jenë të kryqëzuar se për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi, që drejtësia të godasë nga të katërt anën njerëzit që e kanë bërë mullar atë që nuk thuhet. Duke nxjerrë të poshtëruara nga sallat e gjyqeve gra e nëna të cilët kriminelët më monstra u kanë marrë jetën, e këta i nxirrnin në shëtitje nga salla e gjyqit. Drejtësia nuk bëhet duke i shkuar nga mbrapa një personazhi grotesk të opozitës. Nuk bëhet nga frika e presioneve që bëjnë disa njerëz që u kanë rënë dhëmbët dhe inercia e frikës së një të gjalli që ka vdekur. Drejtësia e re do të shkruhet vetëm nëse godet 360 gradë. Në pjesën e gradëve që i takon PS, e kanë derën hapur, e kanë gjetur në fakt. Nuk i ka penguar askush. Kanë mbështetjen time, 100%. Ama, të shikojnë edhe dyert e tjera, ku deri më tani s’kanë trokitur. Unë di që këto goditje që kanë ndodhur kanë një vlerë, vlerën e inkurajimit të shpresës.

Këto s’janë goditje reale. Janë goditje të rëndësishme për të krijuar profilin dhe prezantuar drejtësinë e re me një profil, por Shqipëria nuk ka edhe 30 vite të tjera të presi për të shikuar goditje post mortium. Janë gjallë. Janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje i kanë në kushte që bëjnë edhe një karshillëk ndaj Shqiptarëve, madje edhe ndaj Amerikës. S’kanë faj”, tha Rama.