Vendosni fjalën kyçe....

Pak para Kongresit të PS-së, Rama hedh foto me Fatos Nanon në sfond


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga selia rozë këtë mëngjes, pak orë para nisjes së Kongresit të PS-së.

Ai shfaqet duke zbritur shkallët, ndërkohë që prapa në sfond ka një fotografi të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano.

 “MIRËMËNGJES 

dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë”- shkruan Rama.

Kujtojmë se socialistët mblidhen sot në një Kongres që sipas Ramës do të jetë krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh.

Ai ka deklaruar se Kongresi i sotëm do të ketë një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve. Delegatët do të jenë të ndarë në 3 panele të ndryshme që do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në sheshin “Italia”.