Vendosni fjalën kyçe....

Meta tjetër mesazh: Shumë shpejt e vërteta do të shkërmoqë kotecin e gënjeshtrave


Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

“Shumë shpejt e vërteta do t’i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave.”

Ai e shoqëron këtë mesazh me një citim nga ish-politikani amerikan Ron Paul: “Në perandorinë e gënjeshtrave, e vërteta është tradhëti”.

Nuk dihet nëse ky reagim i Metës vjen lidhur me Kongresin e Partisë Socialiste që po mbahet në këto momente, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij renditën arritjet e kësaj qeverie, apo me përplasjen e tij të sotme me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Kujtojmë se Presidenti Meta njoftoi më herët se do mbante një konferencë për shtyp. Kjo si një reagim pasi Veliaj në një intervistë televizive u shpreh se presidenti “kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës”. Dhe sipas tij duhet një president i ri që i shëron këto plagë.