Vendosni fjalën kyçe....

Interi fiton ndaj Veronas dhe i afrohet Milanit


 

Interi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 në shtëpi ndaj Veronas, në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Zikaltrit e përfunduan dilemën e fituesit në pjesën e parë, duke i shënuar të dy golat,

Fillimisht, Nicolo Barella realizoi në minutën e 22-të pas asistimit të Ivan Perisic.

Kroati Perisic asistoi edhe në golin e dytë ku shënoi Edin Dzeko në minutën e 30-të të ndeshjes.

Ky triumf e afron edhe më shumë Interin me vendin e parë, teksa tani ka 66 pikë, një më pak se lideri, Milani.

Në anën tjetër, Verona është në vendin e nëntë me 45 pikë dhe pa asnjë objektiv për të arritur.