Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të futë drogë në burgun e Peqinit duke e fshehur në pantallona, arrestohet polici


Një polic i burgut të sigurisë së lartë në Peqin është arrestuar, pas operacionit nga shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve. 

Polici i quajtur Fatmir Dupi me detyrë efektiv i regjimit të brendshëm tentoi të fusë brenda qelive një sasi prej 26.1 gramë kanabis.

Efektivi lëndën narkotike e kishte fshehur në brendësi të pantallonave. Akoma nuk dihet se ku e kishte siguruar dhe kujt do t’ia jepte polici sasinë e drogës të llojit kanabis, raporton Report Tv.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *