Vendosni fjalën kyçe....

UNESCO merr në mbrojtje shtegtimin e bagëtive, Auron Tare: Shteti detyrim për ta ruajtur dhe promovuar


Pasi mori në mbrojtje Xhubletën shqiptare 4000 vjeçare si pjesë të trashëgimisë botërore, UNESCO ka marrë në ruajtje një ndër traditat më të lashta që ka kapërcyer shekujt e që zhvillohet në ditët e sotme, atë të shtegtimit të bagëtive si trashëgimi botërore jomateriale të njerëzimit, traditë që po kaq e lashtë është edhe në Shqipëri.

E njohur në botë si “ Transumanca”, shtegtimi i bagëtive është një ritual i bukur dhe i rrallë që përfshin lëvizjen sezonale të barinjve ne nje jete nomade, dhe te bagëtive.

Për këtë gjë, në një lidhje në News24, foli anëtari i Këshillit Shkencor në , UNESCO, Auron Tare.

Tare tha se kjo është një traditë shumë e lashtë e vendit tonë, dhe se me rëndësi është sesi tani kjo traditë mund të rikthehet në turizëm.

“ I jep rëndësi një nga proceseve nga më të pavlerësuara dhe shtegtimit të bagëtive. Kjo mund të sjellë një zhvillim turistik.

Më futjen e “ Transumancës” në listën e pasurive kombëtare, nuk ndryshon asgjë sepse UNESCO nuk është një institucion që jep para, por që vlerëson një traditë apo një çështje të caktuar kulturore. I del detyrë  shtetit për ta ruajtur dhe promovuar.

Është shumë e rëndësishme sesi ne mund ta përkthejmë këtë në turizëm.

Pra se mund të rindërtojmë këto komunikimet mes detit dhe malit në formë turizmi, si mund të kthehen këto stane në ‘shtëpi pritëse’”, tha ai.