Vendosni fjalën kyçe....

Abazi: Me Ballkanin e Hapur, Rama refuzoi ta mbajë Serbinë përgjegjëse për genocidin në Kosovë


Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi ka komentuar paraqitjen e rezultateve të Këshillimit Kombëtar nga kryeministri Rama.

I ftuar në Syri TV, ai tha se këshillimi në fjalë nuk është as kombëtar dhe as këshillim.

“Këshillimi Kombëtar nuk është as kombëtar dhe as këshillim. Së pari nuk është kombëtar sepse kombi shqiptar nuk është i përqëndruar vetëm brenda Shqipërisë administrative është edhe në treva të tjera në Ballkan dhe në diasporë. Së dyti nuk është këshillim, nuk ka asnjë vlerë shkencore, nuk bazohet mbi asnjë metodë relevante anketimi sepse e kanë thënë dhe të tjerët se një qytetar ka pasur mundësi të votojë në tre mënyrë tre herë. Përveç nëse nuk është ruajtur anonimiteti që është një nga problemet e tjera në këtë gjë, pasi dihet se përballë një sistemi që e ka treguar në disa mënyra që është autoritar, ka mundësi që shqiparët të jenë më të rezervuar për të shprehur mendimin e tyre.” – tha Abazi.

Ai shtoi se përveç kësaj, çështja në fjalë nuk ka asnjë besueshmëri teknike duke qenë se një person mund të votojë me dhjetëra e qindra herë nëse ndryshon adresën dhe nuk ka asnjë vlerë domethënëse shkencore.

Sipas Abazit, Rama ka pasur ide të tilla në kokë dhe tashmë i ka prezantuar nën petkun e Këshillimit Kombëtar.

“Tre mënyrat kanë qënë me postë, te bashkia ku janë hapur qendrat e internetit ku me të ndryshuar adresën mund të votoje me dhjetra me qindra herë i njëjti person, në shtëpi një familjar mund të ketë plotësuar të gjitha formularët, pra besueshmëri në kuptimin teknik dhe shkencor për këtë lloj anketimi është zero, kredibiliteti është i rrënuar po ti shtosh këtu edhe faktin që besimi është i ulur për këtë lloj qeverie që ka pasur skandale korrupsioni të njëpasnjëshme. S’mund të flasim për asnjë vlerë domethënëse shkencore sa i përket studimeve sociologjike apo të opinionit publik. Kjo duket një qasje pak spektakolare e Ramës për të justifikuar disa politika që ai i ka pasur në mendje dhe i ka hedhur edhe më herët në diskursin publik dhe ka dashur ti mbështesi nëpërmjet disa shifrave të rrejshme. Skemi fare si ti vërtetojmë se përfaqësojnë opinionin publik shqiptar të cilin nëse do të donte ta maste ta kalonte me referendum.” – shtoi ish-kreu i Vetëvendosjes.

Në fund ai tha se për çështjen e Ballkanit të Hapur Rama ka kundërshtuar të mbajë Serbinë përgjegjëse për genocidin në Kosovë me qëndrimet e mbajtura.

“Edhe çështja e Ballakanit të Hapur sepse jemi në mes të një lufte në Ukrainë dhe të një rreziku të vazhdueshëm të destabilizimit të Ballkanit përmes Serbisë, aleatit kryesor të Rusisë dhe duke se kryeministri Rama mos të tërhiqet nga kjo nismë, duke e nxjerrë veten në një pozitë që refuzon të luajë rolin e tij së pari si kryeministër të Shqipërisë dhe së dyti refuzon ta mbajë përgjegjës Serbinë për krimet e kaluara gjenocidiale të saj apo krimet e tashme të Serbisë ku në zgjedhjet e fundit ishin hequr nga listat e votuesve dhe adresarët mijëra e mijëra shqiptarë, qytetarë të Serbisë me kombësi shqiptare, që tashmë po quhen nga organizatat ndërkombëtare si një mjet për një spastrim etnik administrativ.” – theksoi Abazi.