Vendosni fjalën kyçe....

Rumania u bashkohet vendeve të BE-së që po shpërndajnë tableta jodi për banorët


Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka njoftuar shpërndarjen e pilulave me jod kaliumi për të gjithë banorët, deri në moshën 40 vjeç, përfshirë foshnjat.

Shumë vende anëtare të BE-së, duke përfshirë Bullgarinë, Belgjikën dhe disa të tjerë, kanë parë një kërkesë në rritje për barna të tilla në mes të ofensivës së vazhdueshme ruse në Ukrainë.

Një fushatë për të mësuar njerëzit se si të ruajnë dhe përdorin tabletat, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të rrezatimit te njerëzit, do nisë në vend këtë javë, njoftoi ministria të dielën.

Shpërndarja e tabletave do të fillojë në gjysmën e dytë të prillit pasi të vendoset një procedurë përkatëse ligjore, shtohet ai. Zyrtarët nuk përmendën arsyet e lëvizjes, por theksuan se ‘për momentin, nuk ka asnjë rrezik që e bën të nevojshme marrjen e këtyre pilulave’.

Rumania ndan një kufi 614 kilometra të gjatë me Ukrainën, e cila operon katër termocentrale bërthamore.

Në vazhdën e konfliktit në Ukrainë, BE-ja u kërkoi vendeve anëtare të grumbullonin pilula jodi – të cilat shpejt u bënë një mall i pakët – dhe barna të tjera të përcaktuara, si dhe kostume mbrojtëse bërthamore. Brukseli tha gjithashtu se po shtonte përgatitjet për t’u marrë me pasojat e një sulmi të mundshëm kimik ose biologjik.