Vendosni fjalën kyçe....

I gjendet kanabis në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Paskuqan


Një 21-vjeçar është arrestuar në Paskuqan, bashkia Kamëz pasi akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut me iniciale I.B. efektivët kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar kanabis të cilën të riu e shiste në zonën e Paskuqanit.

Njoftimi

“Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga një 21-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndan lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Paskuqani”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. B., 21 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në Paskuqan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”