
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori akuzoi PS-në e PD-në për marrëveshje mbi Kodin e ri Zgjedhor me synim goditjen e partive të reja.
Ai deklaroi se pavarësisht dukjes agresive të përplasjeve me njëra-tjetrën, ato duan që përmes kodit të vënë një prag të lartë për partitë e reja që nuk iu binden dhe nuk bashkohen me to në koalicion, në mënyrë që t’i pengojnë me çdo kusht, duke ruajtur kështu monopolin politik në vend.
“Kanë si synim të përjashtojnë partitë e reja, si Lëvizja Bashkë, që nuk duantë futen në koalicion parazgjedhor me asnjë nga partitë e mëdha. Sot PS dhe PD janë duke ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, ndërkohë që në publik duket sikur zihen me njëri-tjetrin. Duan të vënë një prag të lartë, 4%-5% për të goditur partitë e reja që nuk futën në vathën e tyre. Ndaj nesh parti ka një braktitje mediatike thuajse të plotë.” – tha Qori në emisionin Të Paekspozuarit në MCN.