Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takohet me zyrtaren e Institutit Republikan: Ngritëm një platformë bashkëpunimi me LSI-në, që do t’i shërbejë një politike konstruktive


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri, Marta Onorato.

Ajo ka publikuar një voto nga ky takim, ku shihet se Kryemadhi është shoqëruar nga ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Kryemadhi shprehet se e vlerëson për mbështetjen që IRI u jep partive politike në Shqipëri.

 “Ishte kënaqësi të takohesha sot me Drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri Znj. Marta Onorato. Duke e vlerësuar për gjithë mbështjen që IRI i jep partive politike në Shqipëri, ngritëm sëbashku një platformë bashkëpunimi mes LSI dhe Institutit Republikan, që do t’i shërbejë përparimit të misionit tonë, në rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rinisë dhe grave në politikëbërje, si dhe në përgatitjen e alternativave drejt një politike konstruktive, që i shërben qytetarëve dhe integrimit evropian të Shqipërisë.”– shkruan Kryemadhi.