Vendosni fjalën kyçe....

Pas protestës Kryemadhi shkon në Dibër, tregon me kë piu kafen e mëngjesit (FOTO)


Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para Parlamentit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në Dibër.

Atje Kryemadhi është takuar me banorë të zonës, me të cilët ka ndarë kafen e mëngjesit dhe ka dëgjuar hallet e tyre.

Kryemadhi ka takuar nga afër blegtorë e fermerë në Kalanë e Dodës, të cilët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë subvencionim.

“Sot kafen e mëngjesit në Radomirë të Kalasë së Dodës, me njerëzit fisnikë të kësaj zone.

Asnjë subvencionim për blegtorët në këtë zonë.

Numri i bagëtive ka pësuar një ulje drastike, ashtu si edhe fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, që është ulur me rreth shtatë herë.”, shkruan Kryemadhi pas këtij takimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *