Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla jep detaje nga takimi i Ramës me Haradinajn


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas takimit të zhvilluar sot me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të partisë së tij.

Balla tha në një deklaratë për mediat dy palët kanë diskutuar në lidhje me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

 “Ky ishte grupi i tretë. Vizita e grupit parlamentar të AAK është me rëndësi të veçantë për shkak të peshës në politikën e Kosovës. E para gjë ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Shqipëria mbështet tërësisht integrimin e Kosovës në NATO.

Çështja e dytë është ajo e linjës hekurudhore mes Durrësit dhe Prishtinës. Po bëhet studimi i fizibilitetit. Sa më pranë dhe sa më i fortë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës aq më mirë bëjmë edhe ne detyrën tonë në funksionet respektive.”– tha Balla.

Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në Tiranë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe delegacionin e tij. Taulant Balla ishte pjesë e këtij takimi.

Ky ishte takimi i parë pas përplasjeve mes tyre dhe padisë së kryeministrit shqiptar për ish-homologun e tij të Kosovës.