Vendosni fjalën kyçe....

KQZ miraton vendimin, i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos



KQZ ka miratuar vendimin për t’i dhënë mandatin e deputetit Pandeli Majkos, i cili ngeli jashtë parlamentit në zgjedhjet e 25 prillit.

Majko ka pranuar mandatin e lënë nga Alqi Bllako, i cili hoqi dorë nga mandati i tij si deputet i PS-së pas arrestimit mes hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Majko u rendit një vend poshtë Bllakos në listën e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021. Kështu, ai do të jetë në Kuvend për 3 vitet e ardhshme.

Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të përcjellë shkresën në Kuvend, ku do të bëhet edhe betimi i Majkos.