Vendosni fjalën kyçe....

Ishte arratisur bashkë me gruan dhe vajzën, arrestohet në Ekuador 52-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Interpoli


Arrestohet Nezdet Vokshi, 52-vjeçari shqiptar i cili është një ndër më të kërkuarit në Holandë.

Vokshi është arrestuar në Ekuador pasditen e së shtunës, i dyshuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale siç shkruan Extra.ec.

“Pothuajse 10,000 kilometra larg vendit të tij të lindjes dhe shtatë orë larg Nezdet Vokshi, 52 vjeç, u arrestua pasditen e kësaj të shtune në León Febres Cordero Avenue në rrugën për në Samborondón.”– shkruan media ndërkombëtare.

Vokshi ishte në Listën e Kuqe të Interpolit që nga 15 marsi pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhjen e tij.

52-vjeçari u kap teksa drejtonte një kamion Ford në rrugën që të çon në urbanizimin e Ciudad Celeste, një zonë pranë rezidencës së tij në Villa Club.

Ai ndodhej në Ekuador me gruan dhe vajzën e tij që nga viti 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja në Ekuador përmes kufirit tokësor.

Gjenerali Victor Zárate, siguroi se ky subjekt do t’i nënshtrohet urdhrit të Gjykatës Kushtetuese të Drejtësisë për të vazhduar me procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij.