Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim në Shkodër: Hoqa dorë për shkak të situatave, gjithçka po ndodh në PD është pushtim i paligjshëm


Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot në Shkodër në një takim me mbështetës demokratë.

Ai është pritur atje nga ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati dhe kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli.

Basha mësohet t’i ketë thënë të pranishmëve se hoqi dorë për shkak të situatave të krijuara.

Basha e quajti vendimin e gjykatës për statutin e PD-së si të turpshëm dhe gjithçka që po ndodh tashmë është pushtim i paligjshëm.

Hoqa dorë nga procesi për shkak të situatave të krijuara. Ju shpreh mirënjohje për gjithçka keni bërë. Qëndruat fort përballë një gare aspak të zakontë. Nuk do lë asgjë pa bërë që kontributi juaj të shpërblehet.

Koha dhe e drejta janë ne krahun tonë. Jeni njohur me vendimin e turpshëm qe mori gjykata pak ditë më parë. Ai është apeluar nga PD. Gjithçka që po ndodh është pushtim i paligjshëm. Ti shërbejmë uljes se gjakrave. Përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do ti shërbej bashkimit te PD”, është shprehur Basha.