Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Elbasanit i komunikon Nuredin Dumanit masën arrest me burg për vrasjen e Bujar Çelës


Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh. Dumanit u komunikuar masa në ambientet e Spitalit të Traumës ku po mjekohet pas plagosjes në aksin Elbasan-Papër.

Kjo ishte masa e tretë “arrest me burg” për 39-vjeçarin. Të premten SPAK i komunikoi masën për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj dhe plagosjen në Elbasan të tij që çoi edhe në arrestim pas disa orësh në qytetin e Fierit.

Dje SPAK i komunikoi edhe masën për Anxhelo Avdiajn dhe Dorian Shkozën, vrasje e 2 marsit 2020 në Durrës.