Vendosni fjalën kyçe....

SPAK: Do çojmë në Kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit Alqi Bllako


SPAK ka pohuar se do i kërkojë Kuvendit arrestimin e deutetit të PS-së, Alqi Bllako.

Sipas prokurorisë speciale deputeti i PS-së, Bllako, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka e ish-kreu i Komunës Portëz në Fier kanë përgatitur dokumente false për inceneratorin e Fierit.

Shpronësimi për inceneratorin e Fierit i ka kushtuar shtetit një dëm prej 16 milionë lekësh sipas SPAK. Nga tokë arë është kthyer në truall.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.

Më herët SPAK firmosi 20 urdhërarreste lidhur me çështjen e inceneratorëve. Mes të arrestuarve është edhe njeriu i Gramoz Ruçit, drejtori i Albpetrolit Florian Muçaj.