Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen tre persona në Vlorë, u kapen dy pistoleta pa leje


Tre persona janë arrestuar në Vlorë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga kanë rë 50-vjeçari K.D. të cilit i është kapur gjatë kontrollit një armë zjarri pistoletë pa leje.

Po kështu është arrestuar 21-vjeçari A.K. pasi i është gjetur me vete një armë zjarri pistoletë. Të dy personat në fjalë janë arrestuar në lagjen ’24 Maji’.

Ndërkohë 37-vjeçari Sh.L. është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim.

Njoftimi

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Waves”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim.

Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Arrestohen në flagrancë tre persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

I kërkuari dhe drejtuesi i mjetit janë kapur në flagrancë, secili me armë zjarri pistoletë me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po lëviznin me armë zjarri në automjet dhe njëri prej tyre ishte në kërkim, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Waves”.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar, si dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. D., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë;

– A. K., 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

– Sh. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili dyshohet si përkrahës i personit në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.”