Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një trup i pajetë në Durrës


Një trup i pajetë është gjetur në plazhin e Currilave në Durrës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës.

Mësohet se trupi ka mbi 6 muaj në zonë dhe është dekompozuar.

Viktima dyshohet se është endacak ose bari i zonës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur goditje me armë.

Njoftimi i policisë

Durrës – Informacion Paraprak

Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.

Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune .

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *