Vendosni fjalën kyçe....

Fierza drejt kolapsit, por shkaktari i krizës na uron Ditën e Verës


Benet Beci, ish-drejtori i KESH-it deri në mars 2021 (de jure) dhe drejtor i KESH-it deri në korrik 2021 (de facto) është shkaktari kryesor i skedulimeve të gauara vjetore, i blerjes së energjisë me çmime stratosferike dhe në kundërshtim me parimet e tregut, i zhbalancimit të financave të KESH-it në favor të kompanive private të favorizuara prej tij, shfaqet i qetë në rrjetin e tij social dhe na uron ‘Gëzuar Ditën e Verës’ aty.

Në media është investiguar vetëm një pjesë shumë e vogël e kontratave problematike që Beci ka lidhur, ndërsa papërgjegjshmëria e KESH arriti deri aty sa me urdhër të Becit u lejua shitja e energjisë drejt kompanive të huaja me çmime favorizuese, ndërsa me urdhër verbal të Becit këto kompani morën energjinë pa depozituar pagesat sipas kontratave.

Hashtag.al investigoi rastin ku Beci dhe drejtoresha e besuar e tij Erideta Bashi janë protagonistë të një afere me kompaninë serbe N4T (NetëorkForTrading), ku rezultojnë të grabitura 2.6 milionë euro që si rregull duhej të ishin arkëtuar menjëherë nga KESH-i (lexo këtu).

Beci është i spikatur për punësimin e ortakëve dhe mësueve të gjuhës angleze që janë kolegë dhe ortakë të bashkëshorets së tij në shkollen private të gjuheve të huaja ndërsa dy shtetasit e huaj të punësuar në KESH do ofronin seanca të tipit meditues për stafin (lexo këtu).

Në 3 tetor 2021 kryeministri Rama paralajmëronte për krizën energjitike që do godiste Shqipërinë, ndërsa më 4 tetor në KESH zhvillohej një operacion mirëfilltazi korruptiv, i kamufluar si shkëmbim energjie. Bëhet fjalë për një kontratë mes KESH dhe kompanisë private NOA Energy, e cila de facto përbën një nga skemat më të mëdha të korrupsionit në sistemin energjetik të vendi (lexo këtu).

Ndërkohë në CNA është publikuar një serial i kontratave abuzive të Benet Becit me kompaninë ‘Noa Energy’ (lexo këtu), ndërsa sot kur kuotat e Fierzës janë drejt kolapsit dhe Shqipërisë i duhet të blejë energji sa ‘frengu pulën’, Benet Beci shfaqet njeriu më i qetë në horizont. Ai uron Ditën e Verës dhe ceplendiset me punët e veta private krejt i distancuar nga kuotat në Fierzë apo gjetkë. /Hashtag.al