Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Korçë


Një person është plagosur me armë zjarri natën e shkuar në Korcë.

I lënduari është 33-vjeçari Marsel Rusi, i cili është dërguar në spitalin e qytetit ku është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ka dyshime se i riu mund të jetë vetëplagosur.

Njoftimi

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *