Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit


Një vatër zjarri e përmasave të mëdha raportohet se ka rëne në  Bylis të Mallakastrës. Zjarri ka rënë në fshatin Hekal, pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Zjarri u përhap në kodrat me shkurre e pemë ndërsa u favorizua edhe nga era.

Në terren shkoi zjarrfikësja e Ballshit, e cila punoi për vënien në kontroll të flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk u rrezikuan banesat, pasi ndodheshin larg prej vatrës, por pati dëme të mëdha në bimësi dhe në pemë ulliri. Dyshohet paraprakisht qe zjarri të jetë aksidental dhe flaket të jenë përhapur pas djegies se shkurreve e pastrimit të tokave.