Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti sirian shkon në vendin arab në vizitën e parë që prej 2011-ës


Presidenti sirian Bashar al Assad është takuar me Princin e Kurorës së Abu Dabit Mohammed bin Zayed në vizitën e parë në vend që prej vitit 2011, kohë kur në Siri nisi konflikti ushtarak.

Gjatë vizitës së tij, Assad u takua edhe me zyrtarë të tjerë të Abu Dabit.

Siria është përballur me një konflikt të brendshëm që prej 11 vitesh, gjatë të cilit kanë humbur jetën më shumë se 300 mijë persona ndërsa miliona janë zhvendosur nga vendi.