Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i përgjigjet ambasadës ruse: Mesazhi që më solli biznesmeni turk me ofertën e presidentit të Gazpromit


Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur ambasadës ruse në Tiranë pas reagimit të kësaj të fundit lidhur me një deklaratë të tij ditën e djeshme në dyert e Kuvendit.

Berisha shkruan në Facebook se një mik i tij, biznesmen i njohur turk i ka sjellë ofertën e presidentit të Gazpromit në mënyrë që Shqipëria të mos merrte pjesë në projektin TAP.

Sipas ish-kryeministrit, nëse ai do kishte hequr dorë nga gazsjellësi TAP në favor të gazsjellësit ITGI, pala ruse ofronte ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirjeje deri në Shkodër si dhe investimin 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

Berisha shkruan se të gjitha këto do vendoseshin në një takim mes tij dhe presidentit të Gazpromit, takim që ishte kundërshtuar prej tij pasi nuk ishin në interes të Shqipërisë.

Ditën e djeshme, teksa TAP transportoi sasinë e parë prej 10 miliardë kub gaz drejt Italisë, Berisha deklaroi se kishte refuzuar shuma përrallore nga Gazprom në mënyrë që Shqipëria të kundërshtonte projektin e TAP. Ai iu drejtua atyre që e shpallën ‘non grata’, ‘mafies së Xhorxh Sorosit’ se e kishte bërë këtë në interes të Europës dhe Shqipërisë.

Ditën e sotme, ambasada ruse në Tiranë iu kthye deklaratave të Berishës duke pyetur se sa kishte kërkuar ky i fundit që Gazprom nuk mundi dot ta mbledhë atë ‘shumë përrallore’.

Deklarata

Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:

“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

-investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gazpromit.

Oferta u refuzua prerazi per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gazprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb