Vendosni fjalën kyçe....

“Rama si Zeusi”- Berisha ironizon ministren Bilali: Po bën garë me Spiropalin, gratë as s’e kanë në natyrë servilizmin


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar ministren Edona Bilali në lidhje me videon e saj virale ku krahasonte kryeministrin Edi Rama me Zeusin.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Bilali po bën garë me Spiropalin. Ai shtoi se këto janë raste të veçanta pasi gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin.

“Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit dhe ky është Edi Rama. Edhe kur ai thotë se për vende e rajonit do respektojë kontrata ku mashtron shqiptarët. Kjo miqësi patologjike për interesa anti shqiptare konsolidoi nismën e Ballkanit të Hapur që Europa e denoncoi publikisht. Një ecuri e tillë është jo vend numëro por prapa kthehu. Shqipëria nuk plotëson standard. Merrni reformën në drejtësi ju.

Kjo maxhorancë dëshmon arrogancë të paimagjinueshme ndaj qytetarëve të saj. Një njeri që është përgjegjës për këtë dramë u thotë me krenari shqiptarëve që nuk lëviz asnjë taksë.

U ftoj ju hapen pak të dhënat dhe do gjeni atu që çdo vend i BE ka lëvizur taksa. Kanë hequr ose reduktuar TVSh. Kanë subvencionuar naftën. Nuk i mbledh dot taksat në fusha të tjera dhe ka gjetur naftën për të dënuar shqiptarët. Ka gjetur miellin.  Ju interesojnë fasadat. Të ilustroni. Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin? Kjo Edona Bilali që u thotë shqiptarëve që ky po bëhet Zeus. Gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin.”– tha Berisha.