Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Berishën e Metën: Të ikin për pambuk që të lulëzojë pluralizmi


Kryeministri Rama ka ironizuar kreun e Rithemelimit Berisha e kreun e Partisë së Lirisë Meta duke thënë se dyshja duhet të ikë për pambuk që të lulëzojë demokracia e pluralizmi.

Në një takim me qytetarët e Durrësit në turin falënderues pas fitores në zgjedhjet vendore të 14 majit, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria e demokracia në vend nuk humbin asgjë nëse humbin Berisha e Meta.

“Si mund të ndodhë që Kamza t’iu kthejë kurrizin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar. Mjafton të shkosh në Kamëz edhe të shkosh me një hartë, ku janë shkollat, kopshtet, çerdhet dhe të kesh tre foto me vete nga kopshtet dhe shkollat që ishin para se të drejtonim ne Kamzën. Mjafton të bësh këtë udhëtim, kamzalitë të majtë e djathtë 60% votuan si fëmijët që shkojnë në ato shkolla dhe jo si tifozë. Kush kupton këtë, kupton edhe Shkodrën, edhe Tropojën edhe tjerat. Unë nuk mërzitem që ata se kuptojnë, ata duhet të ikin për pambuk, që pluralizmi të lulëzojë në Shqipëri. Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, për pluralizmin, fjalën e lirë, ku di unë ca janë këto. Kur shoh ata që dalin, sidomos këta të natës, se janë të ditës ba ma bum ba ma bam dhe ata të natës hau hiu më kujtohet fjala se për lirinë e fjalës ankohet më shumë ai që nuk di ça të bëjë me të. Demokracia shqiptare nuk humb nëse humbin ata. Demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata” – tha Rama.