Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi reagon për zjarret dhe tregon zonat kritike: 8 vatra aktive, bëni kujdes


 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën me zjarret në vendin tonë.

Peleshi ka bërë një bilanc të situatës duke evidentuar edhe vatrat më kritike.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes janë 8 vatra aktive ndërsa situata paraqitet kritike në Karaburun, Shijak, Përmet dhe Fier.

Peleshi ka bërë thirrje që komuniteti të bëjë kujdes për shkak të thatësirës ka rrezik të lartë për zjarr.

Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm”-shkruan Peleshi.