Vendosni fjalën kyçe....

Departamenti i Shëndetit  në Nju Jork mashtroi publikun lidhur me vdekjet në azile – Raporti


Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Nju Jorkut mashtoi publikun në lidhje me vdekjet nga Covid-19 në shtëpitë e pleqve dhe nuk arriti të llogarisë mbi 4,000 vdekje, sipas një raporti nga kontrollori i shtetit të Nju Jorkut.

Raporti, i cili u publikua të martën, pretendonte se ‘në vend që të jepte informacion të saktë dhe të besueshëm gjatë një emergjence të shëndetit publik, Departamenti paraqiti të dhëna në një mënyrë që mashtronte publikun duke u bashkërenduar me ‘ekzekutivin’.

Në një memo, raporti sqaroi se me ‘ekzekutivi’ i referohej ndër të tjera ish-Guvernatorit të Nju Jorkut Andreë Cuomo dhe stafit të tij. Cuomo dha dorëheqjen si Guvernator në gusht 2021 mes akuzave për sjellje të pahijshme seksuale. Para dorëheqjes së tij, kritikët akuzuan vazhdimisht Cuomo për fshehjen e vdekjeve nga Covid-19 në shtëpitë e pleqve.

Vdekjet në shtëpitë e pleqve në Nju Jork nuk u raportuan me saktësi dhe Departamenti i Shëndetësisë dyshohet se ‘nënvlerësoi numrin e vdekjeve’ me deri në 50%. Nëse ky ishte një gabim apo një vendim i qëllimshëm kjo gjë nuk është e sigurt, deklaroi kontrollori.