Vendosni fjalën kyçe....

“E korruptuar dhe e marrë” – Trump kritikon ashpër New York Times


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi akuza në drejtim të New York Times me një stuhi postimesh në llogarinë e tij në Tëitter, pasi gazeta raportoi se punonjësit e Deutsche Bank kishin vënë re “veprimtari të dyshimtë” në llogaritë e tij.

Trump akuzoi gazetën dhe “Mediat Fake News”, të cilat kishin shpërndarë shkrimin duke pretenduar se bankat nuk donin të bënin biznes me të.

Trump tha se media kryesore nuk ka qenë kurrë “e korruptuar dhe e marrë” siç është sot dhe e hodhi poshtë idenë se ai ishte i pakënaqur me shërbimin e ofruar nga Deutsche Bank, për të cilin ai tha ishte “shumë i mirë dhe shumë profesional”.

Raporti i Times-it deklaroi se punonjësit e bankës gjermane kundër pastrimit të parave vërejnë transaksione të dyshimta të shumta që përfshijnë persona juridikë të kontrolluar nga Trump dhe dhëndri i tij Jared Kushner dhe rekomandoi që ata të raportoheshin tek një mbikëqyrës federal për krimin financiar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *