Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shtyrja e protestave për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve dhe fallxhoreve


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesat e listuara në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve.

Rama thotë se shtyrja lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të opozitës së Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!” ”-shkruan Rama.

Ditën e sotme protestuesit shtruan disa kërkesa për kryeministrin dhe lanë afat deri të shtunën për plotësimin e tyre. Ata thanë se këto ditë do të bëjnë një pauzë të shkurtër të manifestimit, për t’u mbledhur sërish me 18 mars, ku marshimi do të nisë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.