Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Goci: Merrni nga një faturë dhe ejani tregojini Ramës si është të jetosh në Shqipëri


Gjatë një fjalimi në protestën kundër rritjes së çmimeve, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u ka bërë thirrje qytetarëve protestues që të gjithë të marrin nga një faturë në duar dhe t’i tregojnë kryeministrit Edi Rama se si është të jesh në këtë vend.

“Këta të varfrit do t’i shikoj nga vrima e X5-ës, masa popullore sot komunikon me njëri tjetrin dhe me atë që janë të besueshëm. Merrni një faturë në dorë dhe ejani tregojani pak se si është të jetosh në Shqipëri. Këtu problemi është thelbësor, jetësor dhe për mbijetesë.

S’ka teorira, kjo është arsye edhe me që të tregojmë forcën, që ato masa që ka marrë ‘ti çojë diku bamirësi se nuk janë masa për dinjitetin tonë. Duhet të kuptohet se cila është protesta. Qendra e Tiranës ofron Malumën nuk është kjo protesta, duhet haour në të gjithë republikën.”- u shpreh Goci.