Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Koha për t’i mbështetur pa vonesë familjet shqiptare, si do t’a përballojnë rritjen e çmimeve me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë


Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri lidhur me rritjen e çmimeve në vend duke kërkuar nga qeveria mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike.

Ai zbulon shifrat e familjeve në nevojë në vendin tonë, që jetojnë me të ardhura më pak se 5.5 Dollarë në ditë.

“Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?! Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!“– shkruan presidenti.

REAGIMI I METËS

Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë.

📌 Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë.
📌 Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë.
📌 Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë.
📌 Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë.
📌 Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë.
📌 Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.
Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?!
Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!