Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës (FOTO)


Ka nisur protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve.

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkojnë nga qeveria që të ndërmarrë një paketë masash në ndihmë të qytetarëve për të përballuar rritjen e çmimeve në vend.

“Ul çmimin dhe taksat e larta”- është thirrja e një prej protestuesve.

Ata mbajnë pankarta me mbishkrime të tilla si “Erdha nga Laçi pa x5”.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe aktori Florian Binaj i cili u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen gjithashtu dhe të mos qëndrojnë në kafe.

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu, për t’i treguar të gjithë atyre të rinjve e të rejave që nuk ulen çmimet duke pirë kafe. Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke. I them të gjithë të rinjve e të rejave që Shqipëria është atdheu juaj. Ejani këtu, bashkë me ne.

Ndërkohë që ne protestojmë këtu liderin e kemi në Dubai. Ndërsa në Ukrainë po zhvillohet luftë presidenti i Ukrainës i jep shpresë njerëzve, ndërsa ky i jonë thotë shtrëngoni dhëmbët.”– tha Bilaj.