Vendosni fjalën kyçe....

Ishte duke udhëtuar me makinë plagoset me armë 38-vjeçari në Shkodër


Një plagosje me armë ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme ku një 38 vjeçar duke udhëtuar me makinë kur është plagosur në lagjen Dobraç.

I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove  të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve”-njofton policia