Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen nga flakët zyrat e Njësisë Bashkiake 9 në Tiranë


Zjarri ka përfshirë zyrat e Njësisë Bashkiake 9 në Tiranë.

Sipas ABC News, flakët kanë përfshirë katin e fundit të një godine buzë Bulevardit Zog i Parë.

Në pamjet e publikuara, shihen shtëllungat e tymit që dalin nga dritaret.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjetet zjarrfikëse që po punojnë për të fikur flakët.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse që përdorej nga punonjësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *