Vendosni fjalën kyçe....

Interi fiton ndaj Liverpool por nuk kalon, Bayern fitore tenistike ndaj Salzburg


Interi ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, por është skuadra angleze që ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield Road”, përfundoi me fitoren 0:1 të skuadrës italiane

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, në minutën e 62-të.

Në sfidën tjetër Bayern Munich ka kaluar pa telashe në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi thellë sonte ndaj Salzburgut.

Skuadra gjermane shënoi fitore me rezultatin 7:1 në “Allianz Arena”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.

Robert Lewandowski realizoi het-trik sonte, dy gola nga Thomas Muller dhe nga një shënuar Lorey Sane e Serge Gnabry.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për Salzburgun e shënoi Maurits Kjaergaard.

Bayerni në fazën çerekfinale kaloi me rezultatin e përgjithshëm 8:2.