Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma sulmon Bashën dhe tregon të pathëna nga fushata: Ke angazhuar zyrën e shtypit të pështyjë kundër meje


Nënkryetarja e PD-së Grida Duma shkruan se Lulzim Basha prej 24 orësh që kur i doli kundër është angazhuar kundër saj.

Ajo shkruan më tej se ai ka angazhuar zyrën e shtypit të PD-së kundër saj madje po keqpërdor edhe institucionet e partisë duke futur njerës si ish-kandidati i “Librës”, të cilin sipas Dumës, kryedemokrati e caktoi kandidat pa e pyetur atë si  drejtuese politike të qarkut Durrës.

Duma më tej e thotë se Basha angazhoi përfaqësuesit e kompanisë të PR-it për t’i shërbyer vetes së tij.  

“Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve”-i thotë Duma ndër të tjera Bashës.

Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështynë nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë: .

Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”.

Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durrës dhe të denoncoje aferën e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!

Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhinës duke i vënë sikur ka thënë gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe që zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”!

Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve”-shkruan Duma.