Vendosni fjalën kyçe....

Tony Blair mendon se pushtimi i Irakut ishte ‘gjëja e duhur për t’u bërë’: Liderët duhet të ndjekin instiktet


Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbrojtur sërish vendimin e tij për të pushtuar Afganistanin dhe Irakun pas 11 shtatorit, duke thënë se mendonte se ishte ‘gjëja e duhur’ për t’u bërë në atë kohë.

Duke folur me Kryepeshkopin e Canterbury-t, Justin Ëelby, në BBC të dielën, Bler tha se gjeopolitika është ‘shumë e ndërlikuar’, shumë më tepër nga sa njerëzit duan të besojnë pasi ata ‘kërkojnë gjëra të thjeshta’.

“Njerëzit shpesh thonë për Irakun ose Afganistanin se kam marrë vendimin e gabuar,” tha Blair, duke shtuar se ai duhej të bënte atë që ‘mendonte se ishte gjëja e duhur’ në atë kohë.

Për ‘vendimet vërtet të mëdha’, Bler tha se liderët duhet të ndjekin ‘instinktin e tyre’, por se ata duhet gjithashtu ‘të jenë të përgatitur të pranojnë kur e kanë gabim’.

Ai shpjegoi se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington ai vendosi që Mbretëria e Bashkuar duhet ‘të ishte me Amerikën në këtë moment’ dhe t’i përgjigjet çdo çështjeje që lidhet me armët kimike, biologjike ose bërthamore me ‘qëndrim të fortë’.

Bleri nuk ka gjasa të gjejë mirëkuptim mes shumë prej bashkatdhetarëve të tij. Një peticion i kohëve të fundit, i cili kërkonte që ish-kryeministri të mbahej përgjegjës për ‘krime lufte’ dhe t’i hiqej titulli i kalorësisë, është nënshkruar nga më shumë se një milion njerëz.

Në peticion thuhet se Blair ishte ‘personalisht përgjegjës për shkaktimin e vdekjes së jetëve të panumërta të civilëve të pafajshëm dhe ushtarakëve në konflikte të ndryshme’.

Hetimi ‘Chilcot’, i botuar në vitin 2016, zbuloi se nuk kishte asnjë inteligjencë për të mbështetur pretekstin e Blair për nisjen e luftës në Irak; se lideri i ndjerë irakian Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë.

Ai gjithashtu arriti në përfundimin se Blair e kishte ekzagjeruar me vetëdije kërcënimin e paraqitur nga Sadam Husseini kur ia parashtronte çështjen deputetëve dhe publikut për veprime ushtarake.

Megjithatë, Blair pranoi se ai ‘mund të ketë gabuar’ për Irakun dhe Afganistanin, duke thënë se udhëheqësit nuk e dinë gjithmonë ‘si do të zhvillohen gjërat’ kur marrin një vendim të madh.

Duke komentuar luftën në Ukrainë, Blair tha se ajo ishte ‘masivisht në kundërshtim’ me interesat e Mbretërisë së Bashkuar, ‘të ketë një vend sovran e të pavarur në pragun e Evropës, që më pas pushtohet dhe merret nën kontroll’.