Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata e Hidrokarbureve: Sulme të padrejta ndaj sektorit të tregtimit, kemi rezerva por rritja e çmimeve në bursë ka qenë galopante


Shoqata e Hidrokarbureve në Shqipëri ka reaguar me shqetësim pas reagimeve të qytetarëve dhe medieve për rritjen e çmimit të karburanteve ditët e fundit, që kanë shënuar një rekord historik.

Përmes një deklarate për mediet, Shoqata e Hidrokarbureve thotë se është e shqetësuar për sulmet e padrejta që i drejtohen sektorit të tregtimit të karburanteve.

Sipas shoqatës, furnizimi i tregut është i garantuar për vetë përgjegjësinë e operatorëve përpara konsumatorit, jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore, por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kanë arritur të shkëpusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera kryesisht arabe.

Më pas shoqata paralajmëron se të kemi akoma rritje, ashtu mundet që situata dhe të qetësohet.

“Në afat shkurtër 3-4 muaj me shume siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec për të hedhur në treg sasitë e munguara të Rusisë, kështu që kompanitë botërore dhe si rrjedhojë edhe ato shqiptare do gjejnë rruge dhe marrëdhënie të reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve.”– thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË
Duke ndjekur me preokupim situatën e luftës ne Ukraine dhe krizen qe po e shoqeron ate ne mbare globin, shprehim shqetesimin tone per sulmet e padrejta qe i drejtohen sektorit te tregtimit te karburanteve te cilat behen pa nje analize te plote dhe te thelluar te gjendjes aktuale te krizes se cmimeve te lendeve te para ne te gjithe boten, ku dhe Shqiperia pa dyshim nuk mund ti rri larg ketyre efekteve.

Ne fakt te gjitha vendet sot, ku cdo ekonomi eshte e integruar me njera tjetren, po perballen me nje inflacion ne rritje e qe ka pesuar nje rritje te pa pritur e te metejshme sidomos ne 10 ditet e fundit me ngjarjet e Ukrahines. Nje nga sektoret e goditur me shume eshte ai i energjise ne teresi kryesuar nga karburantet dhe gazi. Per vete specifiken e zonave ku shtrihen burimet kryesore per kete sektor lidhur me vendin tone sqarojme konsumatoret dhe te gjithe opinionin publik:
Se pari furnizimi i tregut eshte i garantuar per vete pergjegjesine e operatoreve perpara konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe ne vazhdim pasi operatoret e kesaj fushe qe ne fillimin e kesaj krize kane arritur te shkepusin furnizimin nga kompani qe burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive qe kane burime nga vende te tjera kryesisht arabe.

Se dyti cmimet nga bazat grosiste dalin cdo dite me bursen korente dhe marrin rritje graduale te koordinuar me rezervat qe ka gjendje ne pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqesisht rritja e cmimeve ne burse javen e fundit ka qene galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore qe mbahen si mbas ligjit është gjithnjë ne depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund te mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum).

Se treti, çmimet vërtetë kanë arritur rekord historik dhe krahasohen me krizën e viteve 70-te por kush dëshiron vërtetë të kuptojë qartë që jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburanteve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet qe situata dhe te qetesohet. Ne afat shkurtër 3-4 muaj me shume siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec per te hedhur ne treg sasite e munguara te Rusise, keshtu qe kompanitë botërore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejnë rruge dhe marrëdhënie te reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve.