Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj i kërkon ndihmë ambasadës: Një mynxyrë po ndodh në Shkodër


Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quan “një skandal që po tenton të hedhë në erë” procesin elektoral në Shkodër.

Përmes një njoftimi për mediet, PD i bën thirrje ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi që të ndalojnë procesin në Shkodër.

“Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër të cilin PD e dënon me vendosmëri dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme që të ndërpritet.”– thotë Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj thotë se pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ  për mos fillimin e procesit, “komisionerët e PS-së po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.”

Sipas Gjekmarkajt, komisionerët e PS-së duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratur nga KQZ.

NJOFTIMI I PD-së

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, denoncon komisioneret e PS: Po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.

Per dijeni Ambasades Amerikane dhe Zotit Celibashi!

Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkoder të cilin PD e denon me vendosmeri dhe kerkon nderhyrje te menjehershme që të nderpritet ! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit per shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuat KQZ per mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral. Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qender të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të toleroje akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet , shit-bleresit kronikë do të perballen me vendosmerinë e Shkodranve per të mbrojtur voten e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kq vullnetin e saj politik.