Vendosni fjalën kyçe....

“Unë jam kandidat për t’iu përgjigjur sfidave të shekullit”-Macron zyrtarizon kandidaturën për President


Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten se do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale franceze të prillit, duke kërkuar një mandat të dytë për të drejtuar ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës përmes pasojave të pushtimit rus të Ukrainës dhe pandemisë Covid-19.

Macron njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale 2022 me një “letër drejtuar francezëve”, e cila filloi me sfidat e fundit me të cilat vendi është përballur gjatë mandatit të tij të parë pesëvjeçar.

Gjatë pesë viteve të fundit, ne jemi përballur me shumë sprova së bashku. Terrorizmi, pandemia, lufta në Evropë: rrallë herë Franca është përballur me një grumbull të tillë krizash,” niste letra, e cila u botua në disa gazeta.

“Ne nuk kemi pasur sukses në gjithçka,” vazhdoi Macron. “Ka zgjedhje, që me përvojën që kam fituar, pa dyshim që do t’i bëja ndryshe. Por transformimet e ndërmarra gjatë këtij mandati na kanë mundësuar shumë prej nesh të jetojmë më mirë dhe Franca të fitojë pavarësinë. Dhe krizat që kemi përjetuar. dy vitet e fundit tregojnë se kjo është rruga që duhet ndjekur”.

Letra më pas shprehte synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë. “Kërkoj besimin tuaj për një mandat të ri si president i Republikës. Unë jam kandidat për t’iu përgjigjur sfidave të shekullit. Unë jam kandidat për të mbrojtur vlerat tona … Unë jam një kandidat për të vazhduar për të përgatitur të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nipërve tanë”.

Presidenti francez, i cili ka qenë në qendër të diplomacisë për Ukrainën, e la deklaratën e tij zyrtare në minutën e fundit me afatin e caktuar nga autoritetet në orën 18:00 (17:00 GMT) të premten.

Zyrtarizimi i kandidaturës së Makron u vonua vazhdimisht për shkak të krizës në Evropën Lindore që e ka parë atë të marrë një rol të rëndësishëm në bisedimet diplomatike.

Gati një muaj para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të 10 prillit, Macron nuk është përfshirë ende në ndonjë fushatë zyrtare dhe ka anuluar një tubim të planifikuar në Marsejë këtë fundjavë për shkak të krizës në Ukrainë.