Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti në Ukrainë, Rusia bombardon “Sheshin e Lirisë” dhe teatrin e operës në Kharkiv (VIDEO)


Raketat ruse kanë goditur zemrën kulturore të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, në atë që zyrtarët ukrainas thanë se ishte një sulm vdekjeprurës dhe “mizor“.

Një teatër opere, sallë koncertesh dhe zyra qeveritare u goditën në Sheshin e Lirisë, në qendër të qytetit verilindor Kharkiv.

BBC shkruan se të paktën 10 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën. Sulmi erdhi pasi presidenti i Ukrainës tha se Rusia po kryente krime lufte.

“Ky është çmimi i lirisë.”– tha Volodymyr Zelensky. “Ky është terror kundër Ukrainës. Nuk kishte objektiva ushtarakë në shesh – as nuk janë në lagjet e banuara të Kharkivit që janë nën sulmet e artilerisë me raketa.”- shtoi ai.

Pamjet në video të publikuara online tregojnë një raketë duke goditur ndërtesën e qeverisë lokale dhe duke e shpërthyer atë dhe shpërthyer dritaret e ndërtesave përreth. Sheshi i Lirisë është sheshi i dytë më i madh në qendër të qytetit në Evropë dhe një pikë referimi e qytetit.

 

Zelensky tha se Kharkivi është bombarduar rëndë prej ditësh tani dhe 16 njerëz u vranë para sulmit të së martës. Qeveria e tij akuzon Rusinë se po përpiqet të rrethojë Kharkivin dhe qytete të tjera, duke përfshirë kryeqytetin Kievin, ku po afrohet një kolonë e madhe e blinduar ruse.