Vendosni fjalën kyçe....

Laçi mposht Vllazninë, Kukësi nuk e llogarit Egnatian


Laçi vijon të korrë rezultate të mira dhe të forcojë pozitat në vendin e dytë.

Kurbinasit fituan 1-0 ndaj Vllaznisë me golin e Guindo në pjesën e dytë.

Në sfidën tjetër , Kukësi është rikthyer te fitorja në një sfidë të lehtë ndaj Egnatias.

Me një gol në çdo pjesë verilindorët fituan në Egnatia Arena në Rrrogozhinë.

Golin në pjesën e parë për Kukësin e shënoi Taipi ndërsa në pjesën e dytë dyfishoi rezultatin Ndreca.

Kukësi qëndron në vendin e tretë ndërsa Egnatia në vendin e parafundit me pikë të barabarta me Skënderbeun në vendin e 8.